Studime dhe Hulumtime

Në bazë të disa studimeve të bëra nga Kolegji Amerikan i Kardiologjisë, rezulton se personat që bëjnë gjumë pasdite, mund të rrisin rrezikun e shumë sëmundjeve.

Studimi kishte analizuar të dhënat e më shumë se 300,000 njerëzve dhe kishte gjetur se ata persona të cilët bëjnë gjumë më shumë se 40 minuta pasdite, rrezikohen nga prekja e shumë sëmundjeve dhe madje edhe vdekja e parakohshme.

Disa nga sëmundjet që mund të ju kanosen personave që flenë më shumë se 40 minuta pasdite janë: kolesteroli, shtypja e lartë e gjakut dhe obeziteti./shendetisot.com