Aktualitete

Kryetari i Komunës së Prishtinës Shpend Ahmeti dhe drejtori i Drejtorisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale Arben Vitia, do të vizitojnë sot Qendrën e Stomatologjisë pranë Qendrës së Mjekësisë Familjare nr 5, në lagjen Dardania.

Me këtë rast, siç njoftoi Komuna me anë të një komunikate, do të hapen dy ordinanca të reja stomatologjike të pajisura me aparaturë bashkëkohore, që kanë për qëllim zgjerimin e kapaciteteve për shërbimet stomatologjike preventive për fëmijët e qytetit.

Po sot, në orën 14:00, nënkryetari i Komunës së Prishtinë. Dardan Sejdiu dhe drejtori Vitia do të vizitojnë shkollën “Dardania” për të parë nga afër mbarëvajtjen e vizitave sistematike shëndetësore, të cilat janë në prag të përfundimit ndërsa së shpejti do të publikohen edhe rezultatet finale.