Studime dhe Hulumtime

 

Veza është një nga produktet më elementare të mëngjesit, madje shumë dietologë i preferojnë ato si produktin më të favorshëm për ushqimin e parë. Përveq të tjerave ato janë të thjeshta për tu pregaditur dhe përmbajnë shumë vitamina.

Por, gjatë thyerjes së vezës të gjithëve na ka ndodhur që të hutohemi nga një fije e bardhë që shfaqet brenda saj. Kjo fije e bardhë shkencëtarisht quhet “chalaza” dhe është shumë e përshtatshme edhe për tu konsumuar.

Në thelb chalaza gjendet në të dy anët e verdha të vezës dhe puna e saj është që mbajë të verdhët e vesë në qendër të vezës.

E mira e chalaza-s qëndron në atë se sa më e fortë të jetë ajo, aq më e freskët është veza. Nëse pas thyerjes së vezës ju nuk e vëreni atë, atëherë kjo shenjë nënkupton se veza është mbajtur në markete për shumë kohë dhe nuk është më e freskët për përdorim.

Prandaj,  përveq vitaminave që përmbanë chaleza është edhe një informues i freskisë së vezëve.