Aktualitete

I njohur si kukulla Ken, ky njeri ka vendosur që të ketë në shpinë edhe “krahë për fluturim”.

Justin Jedlica i cili thotë se nuk do të ndalet derisa të bëhet “100 për qind plastikë” ka pasur deri më tash 191 operime, pa përfshirë këtë të fundit dhe pesë intervenime në hundë, implante në krah dhe zmadhim të mjekrës.

Operimi tij i fundit përmban katër implante dhe është dizajnuar nga vet ai, tenton të japë iluzionin e krahëve të shpendëve, transmeton Telegrafi.

Burri i lindur në Sllovaki, që ka shpenzuar më se 300 mijë euro në implante të ndryshme, tashmë ka edhe dy implante të mëdha në pjesën e lart të shpinës dhe dy më të vogla poshtë.

Këtyre implanteve do t’i shtohen edhe disa të tjera, në mënyrë që 34-vjeçari, të ketë “krahët për fluturim” në një të ardhme të afërt.