Humb peshën

 

Pothuajse të gjithë e dimë se djegia e dhjamit bëhet përmes ushtrimeve dhe dietave.  Por pak nga ne e dimë se edhe këto  tri metoda të përshkruara më poshtë kanë një rol po aq të rëndësishëm në procesin e shkrirjes së yndyrës.

 

  • Flini mjaftueshëm
    Sasia dhe cilësia e gjumit ndikon në peshën tuaj. Ne jemi një shoqëri e stresuar që shmangim gjumin. A e keni vërejtur se sa herë që nuk flini mjaftueshëm ju jeni më të uritur? Mungesa e gjumit ndikon në nivelin e hormoneve leptin dhe ghrelin, të cilat janë hormonet e urisë.
    Deficiti i gjumit do t’ju bëjë më të uritur dhe më  impulsiv, kështu që ju do të keni një dëshirë të fortë për ushqime me karbohidrate, sheqer dhe yndyrë.
  • Mos ushtroni shumë e pastaj të hani
    Kur ju ushtroni më shumë se sa duhet do të  jeni shumë i uritur dhe do të hani ushqim me aq kalori sa i keni djegur gjatë ushtrimit. Prandaj ne ju rekomandojmë të ushtroni aq sa është e nevojshme për të pasur efekt pozitiv dhe jo më shumë.
  • Hani ushqimet që ju bëjnë të ndiheni e kënaqur
    Kur njerëzit duan të bëjnë dietë mendojnë se duhet të hanë ushqime të mërzitshme dhe pa shije. Kjo mund të funksionojë, por vetëm përkohësisht. Ju do të mërziteni nga ato ushqime dhe do ta prishni dietën tuaj. Që kjo të mos ndodhë ju duhet të hani ushqime të shijshme që ju kënaqin dhe që janë të shëndetshme. Ju mund t`i shtoni ushqimit tuaj shije duke përdorur erëza apo salca pa yndyrë.