Ja çfarë ndodhë nëse vendosni patate mbi lëkurën tuaj
Patatet përveq përdorimit të gjerë në kuzhinë mund të përdoren gjithashtu edhe për qëllime kozmetike.
Patatet janë shumë te pasura me shumë vitamina dhe minerale që ndihmojnë në mbajtjen e ndritshme dhe të shëndetshme të lëkurës.
Si veprojnë këto vitamina dhe minerale :
- Vitamina B – e mbron lëkurën nga dëmtimet e diellit dhe rrudhat. Ajo gjithashtu parandalonë njollat, buzët e thata dhe infeksionet inflamatore që shkaktojnë luspa në lëkurë.
- Vitamina C – është vitale për shëndetin e lëkurës. Kjo vitaminë rregullon sintezën e kolagjenit-një proteinë strukturale thelbësore për shëndetin dhe qëndrueshmërinë e lëkurës. Efekti antioksidant i vitaminës C gjithashtu mbronë trupin nga radikalet e lira, shëron plagët, trajton aknet dhe e parandalon dehidratimin e lëkurës.
- Hekuri – e bënë lëkurën të ketë shkelqim natyral.
- Fosfori – ky mineral është i nevojshëm për rritjen, mirëmbajtjen dhe riparimin e të gjitha indeve dhe qelizave. Kjo nxitje shtesë për rigjenerimin e lëkurës e mbanë lëkurën tuaj më të re.
- Kalciumi – procesi i plakjes mund të shkaktojë humbjen e kalciumit nga lëkura, duke shkaktuar sëmundje të ndryshme të lëkurës. Ky mineral gjithashtu e mbanë lëkurën tuaj më të lagësht dhe më të shëndetshme.
- Kaliumi – ky mineral ka rëndësi jetike për ndërtimin e indit lidhorë. Ai shërben si një kurë për puçrrat në fytyrë dhe parandalon plakjen e parakohshme të lëkurës.
- Bakri – nxitë rigjenerimin e kolagjenit dhe elastinit. Gjithashtu nxit produktivitetin e acitit hiluronik.
- Si ta përdorni:
– Preni patatet në feta dhe vendosni direkt në lëkurën tuaj.
– Vetëm aplikojeni atë në mënyrë të barabartë për të gjithë zonën problematike të lëkurës tuaj për 10 minuta.
– Pastrojeni me ujë të ngrohtë dhe thajeni.
– Preferohet që këtë metodë ta aplikoni përditë deri në arritjen e rezutlateve të dëshirueshme./shendetisot.com