Aktualitete

 

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë së Kosovës ka rritur vigjilencën për t’u përballur me raste eventuale të gripit A H1N1 dhe është në gjendje gatishmërie të përcjellë situatën epidemiologjike.

Sipas një komunikate të Institutit, prej 01 tetor të vitit të kaluar dhe deri më 28 mars të këtij viti, në IKShP janë testuar gjithsej 744 mostra të dyshimta në Grip, ku janë diagnostikuar 236 raste pozitive prej të cilave 70 raste Influencë A, 10 raste A(H3)v, 28 raste me A(H1N1)v dhe 128 raste në Influencën B.

“Në sezonin 2015/2016 në SHSKUK janë raportuar 6 raste të vdekjes, prej të cilëve 4 raste të konfirmuara me Influencë A, 1 rast me A(H3)v dhe 1 rastme Influencë B me letalitet 0.01%. Të gjitha rastet fatale janë paraqitur me vonesë në trajtim mjekësor. Gjatë 24 orëve të fundit në Klinikën Infektive në repartin Intensiv janë hospitalizuar 2 raste të dyshimta në grip nga Qendra Emergjente për të cilat pritet rezultati. Në tënjëjtinrepart të Klinikës Infektive janë të hospitalizuaredhetre pacientëmegjendjetërëndëshëndetësoreprejtë cilëve 1 rast pozitiv në Influencë A dhe dy raste kanë rezultuar negativ”, thuhet në komunikatën e Institutit.

Instituti Kombëtar ka apeluar te të gjithë Drejtorët Rajonal të Shëndetësisë Publike të ngritet niveli i vigjilencës dhe raportimit të rasteve të dyshimta në të gjitha institucionet shëndetësore publike dhe private në Kosovë.

Zyrtarët e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë së Kosovëstërheqin vërejtjen se virusi H1N1 bën pjesë në grupin e viruseve të gripit të zakonshëm dhe simptomat e sëmundjes janë të ngjashme me gripat e zakonshëm.

Si të mbroni veten dhe të tjerët

•Nëse keni shenja te gripit, kërkoni menjëherë ndihmë mjekësore

•Nëse keni shenja të gripit mbani distancë të paktën 1 metër prej njerezve

•Mbuloni hundën dhe gojën me faculetë në rast të kollës apo teshtitjes.

•Shmangni prekjen e syve hundës apo gojës me duar të papastruara

•Nëse keni shenja të gripit, mos shkoni në punë, shkollë apo vende me shumë njerëz, por qëndroni në shtëpi

•Shmangni përqafimin, puthjen dhe shtrëngimin e duarve kur përshëndeteni

•Hidhni faculetën në vendin e duhur menjëherë pas përdorimit

•Pastroni rregullisht duart me ujë dhe sapun

E drejta e juaj është ta mbroni shëndetin tuaj

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë së Kosovës ka rritur vigjilencën për t’u përballur me raste eventuale të gripit A H1N1 dhe është në gjendje gadishmërie të përcjellë situatën epidemiologjike dhe për çdo ndryshim të situatës do të informoheni me kohë./KosovaPress/