Studime dhe Hulumtime

 

Nevrikosja është një ndjenjë normale që mund ti ndodhë gjithkujt, është një fenomen që ka një sërë efektet negative në organizmin tonë, sidomos në shëndetin e zemrës. “Nëse nevrikoseni vazhdimisht dhe nuk e menaxhoni atë si duhet keni më shumë mundësi për atak kardiak,” thotë kardiologu Dave Montgomery nga një spital në Atlanta.

Kur jeni të nevrikosur, hormonet e stresit, përfshi adrenalinën dhe kortizolin, përshpejtojnë rrahjet e zemrës dhe frymëmarrjen.
Në këto momente keni më shumë energji dhe ngushtohen enët e gjakut, trupi përgatitet për kundërpërgjigje.

Sipas studimeve, personat që nevrikosen lehtësisht kanë 19% më shumë risk për zhvillimin e sëmundjeve të zemrës. Prandaj evitoni në maksimum nevrikosjen dhe arrini ta mposhtni me këto 4 mënyra duke i thënë vetes:

“Unë nuk mund të arrij asgjë duke u nevrikosur me të tjerët, edhe nëse ata janë përgjegjës për një problem të caktuar. Duhet të reagoj në një tjetër mënyrë.”

“Nëse dhe nesër do të vazhdojë të jem i nevrikosur, do ta zgjidh nesër. Por, tani për tani po e lë këtë histori. Sado që të nevrikosem nuk do të thotë që unë po kujdesem medoemos për zgjidhjen e problemit.”/albeu.