Këshilla për moshën 45 +

 

Kanceri i prostatës është një sëmundje e cila kohët e fundit është shtuar me ritme të shpejta. Por, edhe përkrah këtij fakti shqetësues, informimi mbi mundësinë e parandalimit të kësaj sëmundje tek meshkujt është ende në nivele të ulëta, dhe kjo gjë ndikon në shtimin e pacientëve të prekur nga kanceri i prostatës.

Një studim i ri ka treguar se konsumimi i kafes parandalon zhvillimin e kancerit të prostatës. Studimi është kryer tek 550 mijë meshkuj dhe është konstatuar se rreziku nga ky lloj kanceri ulet për 2.5% për çdo dy filxhanë kafe shtesë në ditë.

Kërkuesit shkencorë tek universiteti spitalor Tongji në Shangai analizuan rezultatet e 13 studimeve që janë marrë me këtë rast, dhe arritën në përfundim se konsumuesit e kafes kishin 24% më pak shanse vdekje nga kjo sëmundje nëse diagnostifikohet në faza të hershme.

Kafja përmban disa substanca që mendohet të jenë antioksiduese dhe anti-inflamatore  si cafestol dhe kahweol, që parandalojnë rritjen e qelizave kancerogjene.