Këshilla për moshën 45 +

 

 

Ngërçet në këmbë gjatë natës mund të jenë vërtetë të dhimshme, por ato gjithashtu mund të ju privojnë nga të paturit e një gjumi të rehatshëm i cili është shumë i rëndësishëm për shëndetin tuaj.

Mungesa e lëngjeve dhe e qarkullimit të gjakut në këmbë, konsiderohet dy nga arsyet kryesore të dhimbjeve të këmbëve gjatë natës.

Këto dhimbje në përgjithësi zgjasin disa sekonda por në raste ekstreme mund të zvazhdojë për orë dhe ditë të tëra.

Personat që vuajnë nga këto dhimbje janë zakonisht mbi moshën 50 vjeçare, por kjo nuk do të thotë se të rinjët janë të përjashtuar.

Më poshtë i kemi përshkruar disa këshilla se si ti parandaloni këto dhimbje:

  • Rriteni nivelin e magnezit tuaj
    I njohur për vetitë e tijë relaksuese, magnezi është dëshmuar shumë i vlefshëm për zbutjen e dhimbjeve në këmbë. Mundohuni që të konsumoni sa më shumë produkte që përmbajnë këtë substance të tilla si perime, fara kungulli, banana, çokollatë të zezë etj.
  • Rriteni nivelin e vitaminës D
    Vitamina D, luan një rol të rëndësishëm në përthijthjen e kalciumit që ju mund të merrni nga ushqimet që ju hani. Kalciumi ndihmon në balancimin e niveleve të lëngjeve në trup. Mënyra më e mirë për të marrë vitamina D, është duke e ekspozuar lëkurën tuaj ndaj rrezeve të diellit, por ju gjithashtu mund të provoni ta merrni atë me anë të konsumimit të këpurdhave dhe prodhimeve të detit ose thjeshtë përmes Vitaminës D shtesë që gjendet në farmaci.
  • Shtrini këmbët në tokë
    Dhimbjet e këmbëve mund të parandalohet thjeshtë duke i shtrirë këmbët në tokë. Duke e bërë një gjë të tillë ju do të nxisni qarkullimin e gjakut në këmbë. 
  • Pini më shumë ujë
    Mospirja e mjaftueshme e ujit mund të ndikojë në dhimbjet e këmbëve. Në rast se kjo nuk e zgjedh problemin atëherë problem mund të jetë një mosbalancim i ertitrociteve dhe ju duhet ti drejtoheni mjekut për këshilla.

 

– 10 ushqime të tjera që ju ndihmojnë të shmangni ngërçet në këmbë:

  1. Uthulla e mollës
  2. Bananja
  3. Arrat
  4. Kakao
  5. Fara e kungullit
  6. Perimet e gjelbra
  7. Kripa e detit
  8. Avokado
  9. Këpurdha
  10. Domatet./shendetisot.com