Studime dhe Hulumtime

 

Disa dietologë të njohur kanë prezentuar top ushqimet që nuk duhet ti largoni nga dieta juaj asnjëherë, pasi që ato përveq vlerave ushqyese, mund të zgjasin edhe jeten tuaj gjithashtu.

Këto ushqime përfshinë:

  1. Peshku
    Peshku është  një nga ushqimet më të shëndetshme i cili asesi nuk bënë të mungojë nga menyja juaj. Mundohuni që të paktën 2-3 herë brenda një jave të konsumoni peshk.
  2. Domatet
    Sipas shumë studimeve domatet mund të përmirësojnq qarkullimin e gjakut. Prandaj, studiues dhe dietologë të ndryshëm ju sygjerojnë të hani të paktën 3 domatë në ditë.
  3. Frutat e thata
    Këto fruta kanë efekte shumë të mira për organizmin tuaj. Dietologët ju preferojnë që të konsumoni të paktën 250 gram arra, bajame, kikirikë apo lajthi brenda një dite.
  4. Panxhari
    Panxhari ka efekte të jashtëzakonshme për shëndetin e njeriut . Studime të shumta tregojnë se nëse konsumohet lëngu i panxharit, mund të përmirësohet shëndeti i zemrës, funksioni i mëlçisë dhe reduktohet rreziku i kancerit. Ai përmbanë sasi të larta të vitaminës C, prandaj edhe sygjerohet që të konsumohet të paktën dy herë në javë.
  5. Fasulja
    Nga studimet e fundit thuhet se personat që kërkojnë uljen e peshës mund të besojnë te fasulet dhe te vlerat e tyre ushqyese. Fasulet, përvecse ndihmojnë një person që të dobësohet, furnizojnë trupin me energji dhe kanë proteina dhe substanca të tjera ushqyese si hekuri, magnezi dhe vitamina të tjera të grupit B.  Sygjerohet të konsumoni dy herë në jave./shendetisot.com