Aerobik & Yoga

 

Të pasurit e nje figure dhe qëndrimi të mirë është dëshirë e shumë njerëzve, e sidomos e atyre të cilët qëndrojnë për orë të tëra para kompjuterit pasi duke qëndruar në një pozicion të atillë gjoksi dhe koka cila peshon rreth 4.5 kg, anojnë nga ekrani i komjuterit dhe presioni në shpinë shtohet jashtë mase.

 

Qëndrimi fizik, ndikonë edhe në mënyrën se si ecni dhe fleni. Qëndrimi i shtrembërt krijon tensione të vazhdueshme dhe mund të çojë në dhimbje të muskujve dhe kokës.

 Ushtrime për një qëndrim më të mirë:

  • Ushtrimet e çafës
    Nëse ju zakonisht e mbani kokën përpara nga supet tuaja, ky ushtrim do të forcojë muskujt tuaj të qafës dhe do të bëjë që koka juaj të qëndrojë ashtu siq duhet mbi supet tuaja. Shtrini krahët tuaj, drejtoni kokën dhe me dy gishtërinjë shtyjeni mjekrrën tuaj prapa për 2-3 sekonda. Përsëriteni këtë ushtrim 10 herë.

  • Ushtrimet me derë
    Ky ështe një ushtrim shumë i mirë. Përmes këti ushtrimi ju do ti lironi muskujt e shtrënguar në gjoks. Pozicionohuni në mes të derës, vedosni duart tuaja në mes anash dhe bëni presion përpara me gjoksin tuaj duke u mbajtur ashtu për 7 sekonda.  Më pas pësëriteni të njejtin ushtrim vetm poziciononi duar tuaja më lartë anash derës. Përsëriteni këtë 3 herë.

  • Mbështetja për muri
    Shpina, dhe krahët duhet të jenë të mbështetur për muri por jo edhe këmbët tuaja . Vendosni bërrylat tuaja lartë në këndë të drejtë duke formuar shkronjën “W” me kokën tuaj në mes dhe mbani ashtu për 3 sekonda, pastaj ngadalë ngritni duart tuaja lart duke e formuar shkronjën “Y” dhe mbani ashtu për 3 sekonda të tjerë . Përsëriteni këtë ushtrim 10 herë./shendetisot.com