Dieta

Shumica e njerëzve e dinë se çelësi për humbjn e peshës qëndron në atë çfarë hani. Por shumë prej jush nuk e dinë është se një komponent kyç që stimulon humbjen e peshës shpejt, mund të gjendet në raftin tuaj të erëzave.

Ato mund të duken të vogla dhe të parëndësishme, por aroma ofrojë shumë më tepër se thjesht një shije të veçantë për ushqimin. Shumë prej tyre kanë përbërës që shërbejnë si mjete ndihmëse për humbjen e peshës kur përdoren siç duhet.

Xhenxhefilli: stimulon enzimat dhe ndihmon tretjen e ushqimit, duke bërë trupin të absorbojë ushqyesit më të mirë. Studimet gjithashtu tregojnë se kjo erëz mund të nxisë metabolizmin të djegë kaloritë e tepërta. xhenxhefilli mund të përdoret edhe si ilaç natyror për të parandaluar dhe kuruar shumë sëmundje.

Kardamon : (Kardamoni njihet si mbreteresha e erëzave dhe përdoret jo vetëm në kuzhinë, por edhe në mjekësi. Kjo erëz e ka origjinën nga India, dhe sot kultivohet në Indi, Srilanka dhe Guatemalë. Bën pjesë në familjen e xhenxhefilit (ginger) dhe përdorej nga grekët e lashtë, romakët dhe egjiptianët, arabët, të cilët e cilësojnë atë si afrodiziak. Kjo erëz konsiderohet si shumë efektive për tretjen dhe qarkullimin e gjakut) aftësia e kësaj erëze për të ndihmuar në procesin e tretjes dhe në përmirësimin e funksionimit të metabolizmit, e bën atë ideale për humbje peshe. Studimet kanë gjetur se shija dhe aroma e kardamonit është gjithashtu një mënyrë e mirë për të lehtësuar depresionin.

Piperi i zi:shtimi i piperit të zi në tryezën tuaj mund të jetë më shumë se vetëm një metodë për t’i shtuar shije darkës. Një përbërës i quajtur piperine, në të vërtetë mund të ndihmojë parandalimin e ruajtjes së yndyrës. Departamenti Ui­Hyun Park i Universitetit Sejong, ka gjetur kohët e fundit se piperi i zi ndërhyn tek gjenet e trupit, duke i penguar të krijojnë qeliza të reja yndyre.

Mustarda: ashtu si piperi është një nga zgjedhjet më të shëndetshme për të humbur kalori. Mustarda ka e efekt thermogenik. Thermogenesis është proces me të cilin trupi prodhon nxehtësi ose energji, duke rritur normën metabolike. Kjo rritje në normën e metabolizmit është referuar si efekt thermogenik