Aktiviteti fizik

Kanë kaluar pothuajse 10 vjet nga dita kur Kongresi amerikan i Mjekëve Obstetër dhe Gjinekologë lëshoi rekomandimet e para për gratë shtatzëna. Tani këto këshilla janë përditësuar.

Në vitin 2002, gratë shtatzëna këshilloheshin për ushtrime të moderuar fizike për 30 minuta në ditë, për sa kohë që nuk kishin probleme lidhur me barrën. Por në ushtrimet që cilësoheshin të “moderuara”, tani janë shtuar edhe ushtrimet aerobike, si dhe ngritje peshash të lehta për forcimin e muskujve.

* Për forcimin e muskujve, gratë shtatzëna këshillohen që të përdorin pesha të lehta duke i përsëritur ushtrimet 8 deri në 10 herë për 1 ose 2 seanca në javë. Sipas rekomandimeve, gjatë ushtrimeve të tilla ato duhet të shmangin rëndimin në pjesën e barkut, ndërsa për të mos penguar qarkullimin e gjakut, ato nuk duhet të ngrenë pesha gjatë qëndrimit shtrirë
në kurriz. .

* Gjithashtu ecjet e gjata duhet të shmangen pasi mund të shkaktojnë lëndime në zonën e legenit. Lidhur me ushtrimet-ecje aerobike, Kongresi amerikan i obstetër – gjinekologëve rekomandon kryerjen e tyre për afro 11 orë në javë, ose notim, ose ngasje biçiklete për 5 orë në javë. Autorët e këtyre këshillave thonë se rreziku për nënën dhe fetusin janë të pakta në krahasim me të mirat nga ushtrimet e rregullta fizike.

* Por rekomandimi kryesor është se gratë shtatzëna gjithmonë duhet të veprojnë në varësi me gjendjen e tyre fizike; nëse ndjejnë lodhje apo stërmundim të muskujve, këshilla është që ushtrimet të pakësohen ose të bëhen më të rralla.

Shtatzënia dhe pesha
Një shtim i tepruar në peshë gjatë shtatzënisë mund të sjellë rreziqe të mëdha për shëndetin qoftë të nënës qoftë të fëmijës. Në fund të nëntë muajve shtimi i peshës nuk duhet të kalojë 10-12 kilogram. Rregulli parashikon një shtim më 1-2 kg në tremujorin e parë, duke vazhduar me 400 gram në javë,.që bëhen pastaj 350 gram nga fundi.