Studime dhe Hulumtime

 

Nuk është çudi që arrat janë ndër pemët më të respektuara në popull. Një studim i publikuar së fundmi ka zbuluar se arrat janë mbrojtësit më të mirë të shëndetit të zemrës.

Arrat janë të pasura me lëndë ushqyese të tila si: omega-3; omega-6; magnez; vitaminë 6, mangan, baker, zink, fosfor, hekur  etj.

Si e “mbronjë” arrat zemrën?

Një studim i Dr. Penny Kris Etherton shpjegon se konsumimi i vetëm një grush arrave pesë herë në javë, ulë rrezikun e sëmundjeve të zemrës për 40%.

Studimi kishte gjetur se personat që konsumojnë arra në mënyrë të rregullt, përmirësojnnë ndjeshëm nivelin e kolesterolit në gjak dhe i bëjnë më fleksibile enët e gjakut të cilat ndiihmojnë në qarkullimin e gjakut pa probleme.

Hulumtimi kishte vëzhguar 15 njerëz me nivel te larte të kolesterolit të cilët kishin pasur për detyrë të konsumojnë  nga 7 arra, 5  herë në javë. Rezultatet e hulumtimit treguan se ndikimi i parë në organizëm kishte ardhur pas vetë 4 ore nga konsumimi i tyre, ku ishte vërejtur përmirësim i fleksibilitetit të enëve të gjakut. Ndërsa ndikimi në uljen e nivelit të kolesterolit ishte vërejtur në periudha më afatëgjata.

Autori i studimit shton se duke konsumuar vetëm 35 arra në javë, ju do të jeni në gjendje të ulni nivelin e kolesterolit në gjak dhe të reduktoni mundësinë për tu prekur nga sulmi në zemër në të ardhmen./shendetisot.com