Këshilla për moshën 45 +

 

Stili i jetës suaj, mosha dhe historia familjare luajnë një rol të rëndësishëm në shëndetin e zemrës tuaj. Mirëpo, tre faktorët kryesorë që rrezikojnë zemrën tuaj janë: presioni i  lartë i gjakut, kolesteroli i lartë, dhe diabeti.

 

Tensioni i lartë i gjakut

Tensioni i lartë i gjakut është një faktor i madh në rrezikimin e zemrës suaj. Sipas mjeksisë, kjo ndodh kur presioni i gjakut në arteriet tuaja dhe enët e gjakut kanë presion të lartë. Presioni i lartë i gjakut nëse nuk kontrollohet mund të ndikojë në zemër dhe në organet tjera, duke përfshirë veshkat dhe trurin tuaj.
Tensioni i lartë i gjakut është quajtur shpesh një “vrasës i heshtur”, sepse shumë njerëz nuk e vërejnë simptoma për të sinjalizuar presionin e lartë të gjakut.

Kolesteroli i lartë

Kolesteroli i lartë mund të dërgojë në ngushtimin e arterueve dhe mund të zvogëlojë rrjedhjen e gjakut në zemër, tru, veshka dhe në pjesët e tjera të trupit.
Kolesteroli i lartë është shumë i rrezikshëm për zemrën tuaj, prandaj duhet gjithmonë që të mbahet nën kontroll. Mjafton një test gjaku dhe mund të dini nivelin e kolesterolit në gjakun tuaj.

Diabeti

Gjithashtu edhe diabeti luan rol të rëndësishëm në sëmundjet e zemrës. Trupi i njeriu ka nevojë për glykozë, për energji.
Rreziku i vdekjes nga zemra për ata që janë të sëmurë me diabet është katër herë më i lartë sesa te ata që nuk janë të sëmurë nga diabeti.
Prandaj, njerëzit që kanë diabet duhet të bëjnë kontrolla të vazhdueshme te mjeku, në mënyrë që të parandalohet rreziku i sëmundjeve të zemrës./shendetisot.com