Këshilla për moshën 45 +


Osteoartiti është forma më e zakonshme e artritit. Ajo prek miliona njerëz në mbarë botën.  Kjo sëmundje shkakton dhimbje në nyje dhe në muskuj.
Aktualisht, nuk ka shërim për artrit, por ka shumë trajtime natyrore dhe mjekësore që mund të lehtësojne dhimbjen përkohësisht. Një nga këto është edhe ajo me xhenxhefil, respektivisht përmes recetës me xhenxhefil të shtypur.

Si ndihmon xhenxhefili në luftimin e artritit?

Ju mund ta keni menduar xhenxhefilin si një ndihmës i sistemit të tretjes, por ai shpesh është përdorur edhe për të lehtësuar dhimbjet e artritit, muskujve të lënduar dhe menstruacioneve.

Sidoqoftë, sipas studimeve të fundit konsumi apo përdorimi ditorë i xhenxhefilit ka aftësi të ndalë dhimbjet tek pacientët që vuajnë nga artriti.  Për më tepër studimi ka gjetur se xhenxhefili është po aq efektiv sa Tylenol dhe Diclofenac  (medikamente anti-inflamatorë). Xhenxhefili, megjithatë është më i sigurtë për trajtim afatë gjatë të kësaj sëmundje sepse ai nuk e dëmton mëlçinë siç mund të bëjnë barërat.

Si të pregaditni një xhenxhefil të shtypur

Ju nevojitet:
– Disa rrënjë të xhenxhefilit
– 4 thelpinjë hudhre
– 2 lugë kripë të papërpunuar
– 1 çekan
– 1 foli
– 1 ngjitës
– 1 fashë mjekësore
Udhëzime:
– vendosni xhenxhefilin në foli dhe shtypeni me çekan
– qëroni thelpinjët e hudhrës dhe hedhni në xhenxhefil
– shtoni kripën në xhenxhefil dhe vazhdoni të godisni me çekan përbërjen
– përbëjen vendoseni në fashëë dhe e mbështjellni në të dy anët
– vendosni fashën mbi zonën ku keni dhembje dhe lidheni me ngjitës për të shmangur rrjedhjen.
Përdorimi:
Mbajeni fashën në zonën problematike për 6 minuta dhe më pas hidheni.