Studime dhe Hulumtime

 

 

Për shumë njerëz që jetojnë me dhimbje kronike, gjetja e një ekuilibri dietik është një problem mjaft i madh. Ju duhet të siguroheni që jeni duke i marrë vitaminat dhe fibrat e nevojshëm dhe të siguroheni që këto ushqime të mos i shtojë dhimbjet tuaja.

Për fat të keq, shumica e ushqimeve të përpunuara të ditëve së sotme (sidomos ushqimet e shpejta), mund të shkaktojne reaksione inflamatore të cilat përkeqësojne dhimbjen kronike. Nëse ju jetoni në në gjendje në të cilën përjetoni shpeshëherë dhimbje të muskujve, nyjeve apo sëmundje të tjera inflamatore të zorrëve, këtu janë disa ushqime që ju duhet ti shmangni:

  1. Sheqeri
    Për individët të cilët përjëtojnë dhimbje kronike, futja e sasive të mëdha të sheqerit në gjak shkakton dhimbje të papërshkrueshme. Sheqeri shkakton rritjen e substancave helmuese në trup, të cilat më pas shkaktojnë inflamacione. Për më tëpër sheqeri nxit lirimin e substancave inflamatore në trup.  Sheqeri gjithashtu përmban shumë kalori dhe ndkon në shtimin e peshës dhe rritjen e presionit në nyja.
    Shmangia e ushqimeve me sheqer është një hap i madh në drejtimin e menaxhimit të dhimbjeve dhe inflamacionit me dietë.
  2. Alkooli
    Edhe pse konsumimi i alkooli sidomos i verës së kuqe sjellë shumë përfitime shëndetësore, pirja e sasive të mëdha mund të dëmtojë seriozisht florën e zorrëve dhe sistemin e detoksimit natyral të trupit tuaj. Në fakt alkooli në thelb është një sheqer i thartuar. Shmangi alkoolin në mënyrë që të zovgëloni dhimbjet e tilla.
  3. Gruri dhe drithërat e tjera
    Ndërsa drithërat janë një pjesë e rëndësishme e çdo diete, ushqimi i përpunuar shumë si buka e bardhë mund të shkaktojë inflamacione dhe përkeqësim të dhimbjeve kronike. Për të reduktuar këto dhimbje, shmangi këtë ushqim sidomos në mëngje

 

Ushqimet e tjera që duhet shmangur për ti zvogëluar dhimbjen në nyja dhe muskuj përfshijnë: prodhimet e qumëshit, vajin e misrit, kripa e rafinuar dhe vezët.

Ngrënia e ushqimeve të duhura për dhimbjet kronike
Kujdesi ndaj ushqimit mund të ndihmojë në mënaxhimin e dhimbjeve kronike. Një dietë anti-inflamatore në të shumtën e rasteve është e suksesshme për trajtimin e këtyre dhimbjeve duke përfshirë edhe sindromin e zorrëve të irrituara. Sharfani i indisë, vaji i ullirit të virgjër, peshku, perimet e ndryshme të gjelbra, janë vetëm disa nga ushqimet të cilat mund të ndihmojne në shmangien e dhimbjeve kronike.