Frika nga kolesteroli
Kolesteroili ka një reputacion mjaft të keq. Natyrisht që nivelet e larta të kolesterolit të keq mund të çojnë në sulme në zemër dhe trup, por kolesteroli i mirë është shumë i rëndësishëm për shëndet të mirë.
Përderisa kolesteroli i keq është burimi kryesorë i formimit të pllakave ateromatoze, kolesteroli i mirë punon për largimin e kolesterolit të keq nga gjaku.
Ja disa arsye pse nuk duhet ti frikësoheni kolesterolit.
- Është i nevojshëm për trupin tuaj
Trupi juaj ka nevojë për kolesterol në mënyrë që të prodhojë hormone të rritjes, biliare (për tretje) dhe qeliza të shëndetshme. Kolesteroli prodhohet në mëlçi dhe kjo është një substancë krejtësisht e natyrshme. Problemi shfaqet vetëm atëherë kur rritet niveli i koleserolit të keq në gjak. - Shumë ushqime me kolesterol përmbajnë vitamina ushqyese
Të marrim për shembull vezën. Veza shmangen shpesh nga menytë për shkak të nivelit të lartë të kolesterolit . Por veza në fakt është shumë e shëndetshme për shëndetin tuaj, në saje të proteinave, vitamines B dhe mineraleve që ajo përmbanë. Nëse nuk keni nivele të larta të kolesterolit të keq, ngrënia e vezëve nuk paraqet asnjë problem. - Kontrollohet lehtësisht nëpërmjet ushtrimeve dhe dietave
Kolesteroli luan një rol të rëndësishëm në funksionimin e organizmit tonë. Por se sa kolesterol të keq do të prodhoj trupi juaj varet krejtësisht nga ju. Nëse bëni aktivitete fizike dhe dieta, prodhimi i kolesterolit të keq do të bie në vlera minimale. - Shkaktohet në të shumtën e rasteve nga duhani dhe alkooli
Nëse ju keni një mënyrë të jetesës jo të shëndetsme. Ju mund të konkludoni me të drejtë se niveli i kolesterolit të keq nuk është rritur nga ushqimi juaj, por nga zakonet e pashëndetshme si pirja e duhanit dhe alkoolit. Duhanpirja dhe alooli jo vetëm që e rritin nivelin e kolesterolit të keq, por gjithashtu e rrit mundësinë që kolesteroli të jetë shkatarë i vdekjes tuaj.