Aktualitete

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës dhe  ai i Shqipërisë nënshkruan dje në Tiranë marrëveshjen e bashkëpunimit në fushën e shëndetësisë publike dhe të shkencave mjekësore të cilat janë me interes të përbashkët.

Marrveshja u firmos nga Drejtori i Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, Naser Ramadani dhe Drejtori i Institutit të Shëndetit Publik të Shqipërisë, prof. dr. Arjan Bregu.

Sipas marrëveshjes të dyja  institutet respektive do të bashkëpunojnë në fushat me prioritet si: hartimi dhe miratimi i një liste të njëjtë indikatorësh shëndetësorë që do të mundësojnë monitorimin dhe vlerësimin e gjendjes shëndetësore të popullatës si dhe performancës së sistemit shëndetësor në Shqipëri dhe në Kosovë; harmonizimin e  strategjive dhe përcjellja e ecurisë së sëmundjeve ngjitëse dhe jo-ngjitëse.