Hidhet në testim vaksina e re kundër kancerit
Shkencëtarët nga Instituti i Kërkimeve mbi Kancerin, në Mbretërinë e Bashkuar, janë duke e testuar një vaksinë të re e cila mund të shërojë disa forma të kancerit.
Testi i imunoterapisë do të vërtetojë nësë një vaksinë, bazuar në fragmente të një proteine të rëndësishme të kancerit, është efektive në stimulimin e sistemit imunitar të trupit, për të shkatërruar qelizat e sëmura.
Shkencëtarët tashmë kanë filluar të testojnë vaksinën e tyre dhe deri më tani atë e kanë marrë dy pacientë vullnetarë, të cilët kanë pranuar të jenë pjese e studimit dhe vëzhgimit dy vjeçarë të efektit të kësaj vaksine në shëndetin e tyre.