Studime dhe Hulumtime

Studimet e fundit nga fusha e shëndetësisë tregojnë se aktivitetet fizike siç është vrapimi, mund të shmangin rikthimin e kancerit tek personat të cilët kanë qenë të prekur nga kjo sëmundje.

 

Sipas një studimi të realizuar nga Universiteti i Kopenhages në Danimarkë, konkludohet se kanceri ka më pak gjasa që ti rikthehet atyre personave që pas trajtimit merren me vrapim.

Autori i studimit dr.Penille Hojman ka theksur se çelësi i misterit qëndron te  adrenalina.  Ai shtoi se aktiviteti fizik, shkakton një reagim në trupin e njeriut i cili në një mënyrë të pashpjegueshme i dëmton qelizat e kancerit.