Receta ushqimi


Shumica e supave shtëpiake kanë me të vertetë lëndë ushqyese të dendura që mund ti luftojnë infeksionet, mirëpo kjo recetë prodhon një supë e cila është në gjendje të luftoj edhe sëmundje më të rënda siq është kanceri.

Supa me patate të ëmbla
Shërbimi për 4 persona:

Përbërësit:
1 qepë e kuqe e prerë në pjesë të vogla
4 thelpinjë të hudhrave të prera
1 patate e madhe e ëmbël e prerë në pjesë të vogla
2 lugë gjelle pluhur të verdhë kerri
1/4 e lugës pluhur i specit të kuq
3/4 e lugës kripë deti
1/2 e lugës piper
3 gota qumësht i kokosit
Vaj kokosi

Udhëzime:

– Vendosni qepët në tigan dhe lërëni të lëshojnë lëngun e tyre
– Shtoni thelpinjët e hudhrës dhe përzieni
– Shtoni kripën dhe piperin dhe përzieni
– Shtoni patatet e ëmbla, pluhurin e kerrit dhe pluhurin e specit të kuq dhe përzieni
– Gatuani për 5 minuta dhe përzieni shpejtë
– Shtoni qumështin e kokosit dhe mbulojeni
– Zijeni për 25 minuta në temperaturë të ulët
– Largojeni nga temperature dhe lëreni që të ftohet.
Patatet e ëmbla janë një “minierë” me betakarotinë dhe fibra. Betakarotinë, përdoret edhe për të trajtuar sëmundjet e zemrës, infertilitetin dhe shumë sëmundje të tjera.  Kokosi në anën tjetër është i aftë që ti vrasë 93% të qelizave të kancerit të zorrës së trashë në vetëm dy ditë.