5 ushqime natyrale që mbrojnë shëndetin e syve tuaj
Me përhapjen e ushqimeve të gatshme dhe të përpunuara, mungesa e vitaminës A është në rritje në mbarë botën. Kjo vitaminë është një lëndë ushqyese e nevojshme dhe një antioksidantë efektiv për shëndetin e organeve të sistemit imunitarë dhe riprodhues.
Vitamina A është e rëndësishme edhe për përshtatshmërinë e të të parit në terr. Munegesa e kësaj vitamine shkakton terrin e pulave, sepse në kete rast nuk mund te sintetizohet pigmneti rodopsina, që e bën pranimin e ngacmimeve te dites.
Këtu janë disa burime të vitaminës A:
- Mëlçia e kafshëve
Ky organ është shumë i pasur me vitamin A. Në rast se nuk preferoni këtë mish, atëherë ju mund ta zevendësoni atë me vezë, salmon, karkaleca ose qumësht të lopës. - Karrotat
Karrotat janë burimi më i njohur i vitaminës A. Karrotat se bashku me mandarinat dhe frutat e tjera të portokallta janë shumë të pasura me beta-karotinë. Përveq vizionit më të mirë, karotina është dëshmuar shumë të suksesëshme edhe në shërimin e fertilitetit tek meshkujt.
- Patatet e ëmbla
Një patate e ëmbël përmbanë të gjitha sasitë ditore të rekomanduara të vitaminës A. Këto lloj patatesh janë të pasura edhe me vitamin C dhe janë më kalorike sesa patatet e bardha dhe të verdha.
- Lakra e gjelbër
Kjo perime është shumë e pasur me vitaminë A dhe K. Përveq vitaminave ajo përmbanë edhe hekur, kalium, kalcium dhe omega 3. Të gjithë këta përbërës bëjnë që kjo perime të mos anashkalohet asnjëherë në pjatën tuaj. Mundohuni ta ngrohni dhe ta spërkatni me limon ose vaj ulliri për tja shtuar vetitë ushqyese. - Chlorella
Chlorella është një algë e gjelbër që rritet në ujë të freskët. Ato përmbajnë sasi të lartë të vitaminave A dhe zink që i ndihmon trupit tuaj për të absorbuar vlerat ushqyese. Ju mund të gjeni chlorellan në formë të tabletave dhe pluhurit në barnatore.