Përtypuni gjatë për të shmangur mbipeshën!
Sipas studimeve të fundit, koha që ju shpenzoni për të përtypur një ushqim ndikon në peshën tuaj.
Studimi tregon se njerëzit që e përtypin ushqimin e tyre gjatë dhe ngadalë, konsumojnë deri në 15% më pak ushqim sesa njerëzit që përtypin ushqimin shpejtë.
Autorët e studimit theksojnë se kur ju përtypeni ngadalë, truri juaj do të dërgojë informata të ngopjes më herët se zakonisht. Gjithashtu, përtypja e gjatë e zvogëlon nivelin e hermonit Ghrelin-hormonit të urisë.
Studimi konkludon se nëse një njeri ushqimin e përtypë deri në 40 herë, atëherë ai do të reduktojë konsumimin e kalorive për 15% dhe do të jetë në gjendje të humbë deri në 12 kg brenda një viti.