Dieta

 

 

Pijet janë një mënyrë e mirë për të filluar dietën tuaj. Ato në të shumtën e rasteve janë të ngarkuara me antioksidantë, vitamina dhe proteina të cilat përveq efektit të tyre në humbjen e peshës, përmbajnë një shije të mirë gjithashtu.

 

Kjo pije ka për qëllim kryesorë të ju ndihmojë në procesin e  humbje së peshës.  Ajo përbëhet nga katër fruta të cilët në kombinim në mes vete ndikojnë në përmirësimin e metabolizmit, djegien e yndyrave dhe humbjen e peshës.

Përbërësit:
½ e gotës me lëngë të boronicës të freskët ose të ngrirë
½ e gotës me grejpfrut
½ e gotës me qumësht kokosi
1 lugë lëngë limoni
2  fletë të nenexhikut të freskët

Udhëzime
Vendosni të gjithë përbërësit përveç gjethe nenexhikut në një pjatë dhe përzierjeni në shpejtësi të lartë deri sa të fitoni një masë.
Shërbejeni me gjethe nenexhiku si dekor. Hani këto gjethe pas ta keni pirë këtë pije pasi që ato ndalojnë dëshirën për ushqim dhe përmirësojnë punën e stomakut.