Receta ushqimi

Shurupi tradicional nga hithrat përdoret për pastrimin e gjakut, por është i shijshëm edhe si pije freskuese, nëse e përzieni me ujë mineral dhe me pak akull.

Ky lëng është i mirë edhe kundër reumës dhe artritit, e ngase hithrat përmbajnë shumë hekur, përdoret edhe kundër anemisë. E konsumojnë edhe ata që kanë probleme me asmë dhe lëkurë. Po ashtu, besohet se parandalon problemet respiratore dhe problemet urinale, por edhe humbjen e flokëve.

Ju sjellim dy receta, njëra shumë e thjeshtë e tjetra në kombinim me limon dhe mjaltë.

Për të përgatitur një shurup të thjeshtë me hithra është e rëndësishme që të keni: 1 kg gjethe të hithrave, 2,5 litra ujë dhe ndonjë ëmbëltues sipas dëshirës (provoni sheqe të vrugët).

Pastroni gjethet e hithrave, i futni në ujë dhe i zieni në një temperaturë mesatare për një orë, duke shtuar ujë gjatë zierjes. Shurupin e fituar e vendosni në shishe prej qelqi dhe e mbyllni mirë.

Ndërsa për përgatitjen e shurupit të dytë nevojitet: hithra, mjaltë dhe limon. Përgatitja: rreth 400 g gjethe të freskëta të hithrave, lëng nga 6 limonë, ëmbëltues sipas dëshirës, 5 lugë mjaltë dhe 1 litër ujë. Hithrat i pastroni dhe copëtoni. Ujin evendosni në një enë dhe shtoni ëmbëltues, sheqer të vrugtë. E përzieni kohë pas kohe.

Hithrat i vendosni në enë prej qeramike dhe përzieni me shurupin me sheqer. E mbuloni dhe e lini për 10 minuta. Shtoni lëngun e limonit dhe mjaltin. Ndani hithrat nga lëngu, nëse dëshironi mund ta kulloni. Shurupin e vendosni në shishe të pastra, i mbyllni dhe i lini në vend të ftohtë dhe të errët.

Vetitë shëruese të shurupeve:
Përmirëson sistemin imun;
Zbut simptomat e artritit;
Ndihmon në largimin e acideve urinare nga nyjat;
Ndihmon në funksionimin e gjëndrave të veshkave;
Forcon fetusin te shtatzënat;
Shkatërron parazitët në zorrë;
Ndihmon funksionimin e gjëndrave mbrojtëse, mëlçinë;
Përmirëson qumështin te nënat që ushqejnë me gji;
Zbut simptomat e menopauzës;
Zbut ngërçet menstruale dhe fryrjet;
Ndihmon në thyerjen e gurëve në veshka;
Ndihmon te sëmundjet e rrugëve të frymëmarrjes, te astma, parandalon gjakderdhjet, ul rrezikun nga kanceri i prostatës
Pakëson mundimet;
Ftohjet. /albeu.