Studime dhe Hulumtime

 

 

Humbja e dëgjimit është një problem i zakonshem i shkaktuar nga zhurmat, plakja, sëmundjet dhe trashegimia. Nëse dëmtohet njëherë nervi i dëgjimit, nuk ka barëra që të mund ta rikthejë dëgjimin ashtu sikurse ishte.

 

Për ta kuptuar aftësinë tuaj dëgjuese, në Yotube është hedhur në një video e cila me anë të lëshimit të disa tingujve ju mundëson të kuptoni se sa korrespodon dëgjimi juaj me moshën të cilën e keni.

 

Tingujt që duhet të dëgjohen sipas moshave:

Tingujt   8,000 hz – mund të dëgjohen nga të gjithë pa dallime.
Tingujt 12,000 hz – mund të dëgjohen nga personat nën moshen 50 vjeçare.
Tingujt 15,000 hz – mund të dëgjohen nga personat nën moshen 40 vjeçare.
Tingujt 16,000 hz – mund të dëgjohen nga personat nën moshen 30 vjeçare.
Tingujt 17,000 hz – mund të dëgjohen nga personat nën moshen 24 vjeçare.
Tingujt 19,000 hz – mund të dëgjohen nga personat nën moshen 20 vjeçare.