Këshilla për moshën 45 +

 

Fryerja dhe prezenca e gazrave në stomak shkaktohen nga shpërbërja e disa ushqimeve të caktuara dhe gëlltitja e ajrit. 

Tre nga ushqimet kryesore që krijojnë gazëra në bark janë

 

  • Qumështi
    Qumështi dhe të gjitha produktet që vinë nga qumështi irritojnë traktin digjestiv dhe shkaktojnë gazra. Nëse ndjeheni të fryer pas çdo konsumi të produkteve të qumshtit provoni të shmangni ato për dy javë dhe ju do të ndjeheni në formë të mirë përsëri.
  • Ushqimet e shpejta
    Pothuajse të gjithë  e dimë se ushqimet e shpejta duhet ti shmangim nga konsumimi i rregullt. Mirëpo, pak nga ne e dimë se natriumi dhe sheqernat që gjenden në këto ushqime  shkaktojnë fryerje dhe krijim të gazërave brenda stomakut tonë.
  • Pijet e gazuara
    Çdo pije e gazuar duke përfshirë edhe birrat dhe ujin mineral mund të shkaktojë gazra. Provoni që në vend të tyre te pini çaj apo ujë.