Receta ushqimi


Të gjithëve na ka ndodhur që pasi të zgjohemi në mëngjes të ndjehemi të lodhur, të përgjumur dhe pa motivim për t’ia filluar aktiviteteve të rregullta ditore. Mirëpo, falë kësaj recete të re një gjë e tillë nuk do të ndodhë më.

 

Kjo pije preferohet të pihet sidomos në rastet kur nuk keni kohë të mjaftueshme për të ngrënë mëngjes. Ajo ju furnizon me lëndë ushqyese dhe ju jep energji për t’ia filluar dites.

 

Përbërësit:
– 2 banane të ngrira
– 2 lugë pluhur kërp
– 1 lugë gjalpë bajame
– 1-2 gota qumësht kokosi (për qëndrueshmeri)
– kuba akulli (opsionale)
– mjaltë organike (për shije)


Udhëzime:
– Vendosni të gjithë përbërësit në një enë dhe përzieni mirë
– Pini menjëherë

Bananet – janë një burim i mahnitshëm me magnez, vitaminë B6 dhe vitaminë C1. Ato përmbajnë gjithashtu kalium i cili  e zvogëlonë rrezikun nga goditjet në zemër, i mbron muskuj, kockat dhe i parandalon gurët në veshka. Ky frut i mahnitshëm e ulë presionin e gjakut, ulë astmën dhe përmirëson kujtesën.

Farërat Kërp – përmbajnë proteina të larta dhe minerale të shëndetshme për zemrën si magnesi dhe zinku.

Bajamet – përmbajnë proteina të larta, vitamin E, riboflavin, magnez, fosfor, bakër dhe mangan. Këto minerale ndihmojnë në përmirësimin e lëkurës dhe janë antioksidantë të fuqishëm të cilët luftojnë kancerin, gurët në veshka dhe inflamacionin e diabetin.

Qumështi i kokosit lufton inflamacionin dhe bakteret. Ai gjithashtu parandalon dëme të mëlçisë dhe mbështet shëndetin mendorë, duke mbrojtur trupin nga efektet e depresionit dhe stresit. Për më tepër ky qumësht mbështet procesin e humbjes së peshës duke e rritur metabolizmin.