Studime dhe Hulumtime

 

Një studim i publikuar së fundmi  ka zbuluar se ata persona të cilët e lënë duhanin në mënyrë të menjëherëshme dhe jo graduale kanë shumë më shance për të pasur sukses në misionin e tyre.

Studimi i “British Heart Foundation”  ka studiuar sjelljet e rreth 7000 vullnetarëve britanikë dhe i kishte ndarë ata në dy grupe të mëdha. Njëri grup përbëhej nga njerëz që kishte vendosur ta linin duhanin gradualisht nërsa tjetri nga ata që këtë gjë kishin vendosur ta bënin në mënyrë të menjëhershme.

Pas 6 muajsh vëzhgimi, shkenctarët kishin konkluduar se grupi i cili kishte vendosur ta ndërprente duhanin në mënyrë të menjëhershme kishte 10% më shumë sukses në “misionin” e tyre sesa grupi që ndërprerjen e kishte bërë në mënyrë graduale.

 

Autori i studimit Dr.Nicola Lindson-Haëley nga Universiteti i Oksfordit shtoi se : “Ndryshimi qëndron në arsyetimit se grupi që punon për lënien graduale, ka si synim që ta ulë dozën e duhanpirjes, ndërsa pjesa tjetër është e determinuar për ta ndërprerë”.