Receta ushqimi

Çdo njeri që vuan nga artriti e kupton se sa e vështirë bëhet jeta kur dhimbjet në gjunjë apo nyje kufizojnë lëvizshmërinë.

Ndërkohë që shumë pacientë lehtësimin nga dhimbjet e gjejnë tek barërat, shumë të tjerë i shmangin ato për shkak të efekteve anësore siç janë dëmtimet në mëlçi dhe krijimi i varësisë.

Janë pikërisht këto efekte se pse shumë mjek përherë e më shumë po përshkruajnë receta dietike në vend të barërave.

Studimet e fundit tregojnë se pacientët me artrit, mund ti ndalin apo ti parandalojnë dhimbjet nga kjo sëmundje duke i larguar nga dieta e tyre ushqimet inglamatore.

Për të parandaluar dhimbjet dhe për ti bërë gjunjët apo nyjet tuaja të funksionojnë normalisht si një makinë e freskët, pini një gotë nga kjo recetë për çdo mëngjes.

Ky lëngë ka shumë vlera ushqyese dhe komponime që e luftojnë këtë sëmundje.

Përbërësit:
3 karrota
1 mollë e kuqe
1/2 e rrënjës së xhenxhefilit
1/2 e rrënjës së sharfanit të indisë
1/4 e limonit me lëvore
Udhëzime:
– Qëroni dhe pastroni xhenxhefilin, karrotat, sharfanin e indisë dhe heqni thelbin e mollës.
– Pritni të gjithë përbërësit në pjesë të vogla
– Vendosni të gjithë së bashku në një blender dhe përzieni me shpejtësi të lartë.
– Shtoni pak ujë nëse e shihni të nevojshme.
Vërejtje:
– Përdorni vetëm produkte organike./shendetisot.com