Shënohet Dita Botërore e Tuberkulozit
Ministria e Shëndetësisë, Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike, OJQ KeA, Fondi Global, CDF dhe Shoqata e Pulmologëve të Kosovës, me datën 23 dhe 24 Mars 2016 do të shënojë Ditën Botërore të Tuberkulozit në të gjitha qendrat Rajonale të Kosovës: Prishtinë, Pejë, Gjakovë, Prizren, Ferizaj, Gjilan dhe Mitrovicë.
Për këtë qëllim do të ketë aktivitete të shumta duke filluar me konferencën për shtyp, tryezën e rrumbullakët, shpërndarja e materialeve edukativo shëndetësore, mesazhet në radio, në rrugë do të barten pano të vendosura në trup (“njerëzit reklamë”) me porosi edukativo shëndetësore me moton “Së bahku ta mundim Tuberkulozin”.
Manifestim qendror zhvillohet në Prishtinë, në të cilin do të marr pjesë Ministri i Shëndetësisë, Koordinatori Nacional për Tuberkuloz, përfaqësuesit e Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik, Fondit Global, OJQ-KEA ,Organizatës Botërore të Shëndetësisë, dhe përfaqësuesit e shoqërisë civile.
Për më shumë rreth aktiviteteve të Ditës Ndërkombëtare të Tuberkulozit dhe rreth fakteve për TB në Kosovë, ju lutem gjeni materialet e bashkëngjitura.
Prej muajit prill 2015 ka filluar aplikimi për Grantin e ri pranë Fondit Global dhe në muajin Tetor 2015 pas një pune intensive të grupit punues si dhe konsulentëve ndërkombëtarë erdhi përgjigja pozitive per fitimin e grantit për periudhën 2016-2018.
Granti kap vlerën prej 2.160.000 euro dhe e mbështet Programin në fushat kryesore si blerja e barnave Antituberkulare, reagjensave për laboratorë, diagnostikimin dhe trajtimin e pacienteve me TB si dhe në ngritjen e kapaciteteve në infrastrukturë, diagnostikim të shpejte e të hershem dhe resurset njerëzore dhe profesionale.
2. Është përfunduar Plani i Veprimit për Programin Kombëtar të TB 2016 -2018 dhe për here të parë është vendosur si një nga prioritetet e Ministrisë sëmundja e TB dhe ky program në Strategjinë Sektoriale Shëndetësore 2016-2020.
3. Numri i të sëmurëve me TB/incidenca per vitin 2015 ka qenë 42.6 /100.000 banorë dhe në numër total 770 të sëmurë nga TB për 2015 ( 64 raste më pak) çka në fakt krahasuar me vitin 2014 me 834 të sëmurë dhe incidencë 46 /100.000 banorë, përbën një ulje të konsiderueshme krahasuese prej 3.4/100.000.
4. Rezultatet e trajtimit kanë qenë për 2015/ 84% çfarë i ka tejkaluar limitet e vendosura prej WHO, pra një shkalle e lartë e trajtimit të suksesshëm.
5. Shkalla e vdekshmërisë është 1.78/100.000 banorë.
6. E rëndësishme është që për asnjë ditë të sëmurëve me TB nuk ju mungon terapia antituberkulare, qofte e rendit të parë dhe, po ashtu, edhe e rendit të dytë përfshirë edhe barnat e zbuluara vitet e fundit.
7. Në Kosovë ka gjithsej 5 pacientë me MDR –Multi Drug Rezistence dhe vetëm një rast të ri me MDR për vitin 2015. Gjithashtu, në Repartin për MDR në Spitalin Regjional të Pejës, janë trajtuar edhe 3 raste me TB MDR nga Republika e Shqipërisë në kuadër të Marrëveshjeve të bashkëpunimit dhe shërbimeve të ndërsjella për pacientët në të dy vendet.
8. Megjithatë, të dhënat optimiste me një zbritje të vazhdueshme nga viti në vit të numrit të prekurve nga TB, Kosova ende mbetet vendi me numrin më të lartë të incidencës në rajon dhe, po ashtu, renditet nder vendet me numër të larte të TB edhe në rajonin evropian.
9. Në MSh, prej Janarit 2014 është e formuar Njësia për TB me organogram dhe strukturë funksionale me koordinatorët regjionalë në të 7 regjionet më të mëdha në Kosovë.
10. Nga Ministria e Shëndetësisë e Kosovës, për herë të parë është planifikuar në buxhet vlera prej 539.000 eurove për tre vitet 2016-2018 si përkrahje e Programit dhe pacientëve me TB.
11. Në Kosovë ndodhen dy aparatura të teknologjisë së fundit diagnostike që japin një përgjigje shumë të shpejte dhe të saktë: G-Xpert në Prishtinë dhe Pejë dhe është planifikuar të blihet edhe e treta për regjionin e Prizrenit.
12. Programi i TB është i vetmi program i cili raporton rregullisht në baza vjetore ne WHO dhe të dhënat e tij publikohen në web-site zyrtar të WHO.
13. Gjate vitit 2015, ky Program ka pasur asistencë të vazhdueshme profesionale nga konsulentët ndërkombëtare të përkrahur nga WHO dhe Fondi Global.
14. Me përkrahjen e Fondit Global sapo ka nisur renovimi i dhomave për pacientet me TB në Burgun e Dubravës , renovimi dhe furnizimi me aparature i laboratorit per Baciloskopi ne QKMF Malishevë dhe renovimi dhe furnizimi me mjetet e nevojshme i dy hapësirave – dhomave për pacientet me TB në Qendrën për të sëmurët Mendor në Shtime.
15. Gjatë vitit 2015 Kosova nuk e ka asnjë rast te regjistruar të bashkë-ekzistencës me HIV, çka në fakt është problemi madhor në vendet e tjera .