Studime dhe Hulumtime

 

Shumë produkte ushqimore të përpunuara dhe me shije të jashtëzakonshme, në të shumtën e rasteve sjellin vetëm efekte negative për organizmin tuaj.

 

Duke u bazuar në një hulumtim të realizuar së fundmi në lidhje me këto ushqime, ne po ju prezentojmë një listë me top 3 ushqime të famshme të cilat ju nuk duhet ti konsumoni më tutje:

  • Mos hani: Bukë të bardhë
    Buka e bardhë ka vlera minimale ushqyese dhe me të hyrë në organizmin tuaj ajo shëndërrohet në sheqer. Pra, është njësoj si të hani një ëmbëlsirë të vogël.
    Zëvendësoni me:
    Provoni ta zëvendësoni me bukën me fara. Kjo bukë pregaditet nga një përzierje e grurit me thekrën dhe kjo përzierje jep një bukë më vlera të larta ushqyese. Gjithashtu edhe buka e zezë me miell integral është cilësore mirëpë duhet pasur kujdes që ajo të jetë 100% integrale dhe jo me ngjyrues.
  • Mos hani: Sheqer të rafinuar
    Shmangni sheqerin e rafinuar, sepse nuk ka vlera ushqyese, çka do të thotë që nuk është aspak i nevojshëm për organizmin. Ai ndikon në shtimin e peshës, zgjerimin e belit dhe uljen e nivelit të energjisë.
    Zëvendësoni me: Fruta
    Konsumoni sheqer natyral përmes frutave të freskëta ose të thata.

  • Mos hani: Patate te skuqura
    Patatet e skuqura janë të ngarkuara me shumë yndyrë dhe kalori, ndërsa ofrojnë zero vlera ushqyese. Është e vërtëtë se ky ushqim ka shije shumë të mirë, mirëpo efektet e tyre brenda trupit janë vetëm negative.
    Zëvëndësoni me: 
    Nëse patjetër dëshironi të hani patate të skuqura, atëherë sigurohuni që të paktën ato janë patate të ëmbla, pasi që ato kanë një karbohidrat më kompleks. Prej në copa të vogla hedhi  kripë, ujë dhe më pas vendosni në furrën tuaj. Kujdesuni që ti rrokullisni çdo 5 minuta derisa të jenë skuqur dhe pjekur si nga ana e brendshme ashtu edhe nga ajo e jashtme.