Këshilla për fëmijët

 

Ky artikull do të ju mësoj si ta ndalni gjakderdhjen nga hunda dhe si trajtoni atë

Stina e dimirt është një katastrofë e vërtetë për të gjithë ata të cilët kanë problem me gjakderdhjen nga hunda.

Gjakderdhja nga hundët nxitet nga ndërrimi i shpejtë dhe i shpeshtë i ajrit nga brenda jashtë ose nga ajri i ngrohtë në atë të ftohtë.

 

Çfarë e shkakton gjakderdhjen nga hundët
Sipas “Healthline”, ka dy lloje të gjakderdhjes nga hunda:
1. Ndodhë kur enët e gjakut në pjesën e përparme të hundës thehen ose çahen
2. Ndodhë në pjesën më të thellë të hundës dhe gjakderdhja shkon edhe tek pjesa e fytit.

Disa nga arsyet më të shpeshta të gjakderdhjes:
– Kimikatet irrituese
– Dëmtimi i hundës me ndonjë objekt
– Ngacmimi i hundës me gishtrinjë
– Ajri i ftohtë dhe i ngrohtë
– Ndryshimet ekstreme te temperatures
– Dozimi i madh me aspirinë
– Infeksionet e ndryshme në frymëmarrje

Si të veproni në rast të gjakderdhjeve:
– Shtrijuni dhe mbajeni hundën me dy gishta për 10 minuta
– Nëse gjakderdhja nuk ndalet, përdorni akull duke e vendosur atë në urën e hundës për të ngushtuar enët e gjakut dhe për të reduktuar qarkullimin e gjakut.
– Pas ndaljes së gjakderdhjes mos provoni të ti fryeni apo të pastroni hundën me ujë për 12 orët e ardhshme.

Kujdes:
Nëse keni gjakderdhje nga hundët më shumë se një herë në javë, mund të jëtë një shenjë e presionit të lartë të gjakut.