Këshilla Shëndetësore


Njerëzit dashamirës janë ata që gjithmonë përfundojnë pa mbështetje kur vihen në situata të vështria. Ata gjithmonë i përjetojnë situatat e të tjerëve sikur të ishin personale dhe ndjejnë dhembshuri po aq sa ata. Mirëpo, sipas një studimi të fundit sjelljet e tilla mund të bëjnë që këta persona të thithni energjinë negative të personave që i kanë përreth dhe më pas këto energji mund ti ndikojë negativisht në gjendjene tyre fizike, mendore dhe shpirtërore.

 

Edhe pse është e rëndësishme që ti ofroni mbështetje emocionale njerëzve që doni, ju gjithashtu duhet të dini si të mbroni zemrën tuaj nga njerëzit që perfitojnë nga mirësia juaj.

 

3 mënyra për të shmangur energjinë negative:

  1. Ndaloni së kënaquri dëshirat e të tjerve
    Kur ju dëgjoni thashetheme ose ose fjalë jo të mira për veten tuaj, tentoni të mos i merrni ato afër zemrës dhe mos të reagoni negativisht. Njerëzit që merren me “punë” të tilla më së shumti e reflektojnë personalitetin e tyre dhe ju nuk duhet ti lejoni vetes të ndryshoni personalitetin tuaj vetëm që tu shkoni pershtatë të tjerëve. Është e rëndësishme të kuptoni që ju nuk mund t’ju pëlqeni të gjithë njerëzve dhe gjithashtu të mësoni ta vendosni mirëqenien tuaj në rend të parë.
  2. Thuaj Jo
    Është e rëndësishme ti njihni kufijtë tuaj. Nëse ju ndiheni e parespektuar, e nënvlerësuar ose e ofenduar nën shoqërinë e një mikeshe atëherë është koha që ta largoni atë nga jeta juaj. Koha dhe zemra juaj janë të çmuara, kështu që mbaji njerëzit e mirë dhe largoni energjitë negative nga rrethi juaj.
  3. Ndani pak kohë për veten
    Është e rëndësishme që të ndani pak kohë dhe të ikni larg nga të gjithë në mënyrë që ti qartësoni mendimet tuaja rreth qështjeve të ndryshme që ju preokupojnë. Ajri i freskët dhe pafajësia e natyrës do të bëjnë që ti gjeni zgjidhje të gjitha problemeve. Merrni energjinë e pastër të natyrës dhe rigjeni vetëveten tuaj aty.

 

Mos harroni  të qëndroni pozitiv . Është e vërtetë se të gjithë njerëzit kalojnë nëpër situate të vështira mirëpo ndonjëherë lirimi i mendjes nga brengat mund të bëjë mrekulli.  Në fund të fundit edhe një britmë është një “ilaç” i mirë për të larguar energjinë negative të akomuluar brenda jush.