Ushqimi gjatë shtatzënies

Problemet me mostretjen e ushqimit janë një dukuri mjaft e shpeshtë. Para se menjëherë të shikoni kah barnat, duhet të dini se ka edhe “ilaçe” natyrale të cilat ndihmojnë tretjen e ushqimit dhe kanë efekt të mirë laksativ. Ata janë të gjindshëm në çdo shtëpi dhe nuk janë shumë të kushtueshëm për një kurë të nevojshme kundër kapsllëkut. Gazeta Shqip na i sjell dhjetë laksativët më të mirë natyrorë.

 

Uji

Uji është laksativi më i mirë që ekziston, pasi ai nuk ka efekte anësore. Pirja e tij që në mëngjes herët kur stomaku është bosh, i ndihmon zorrët të bëjnë sa më mirë punën e tyre.

Kivi

Kivi është një frutë e shëndetshme që nëse hahet në mëngjes vë në lëvizje “zorrët dembele”.

Gjimnastika

Të shkosh në palestër apo të bësh gjimnastikë ndihmon në mirëfunksionimin e sistemit të tretjes.

 

Drithërat

Drithërat, në formën e bukës apo makaronave, janë të pasura me fibra që ndihmojnë në luftën kundër kapsllëkut.

Çamçakëzët pa sheqer

Çamçakëzët pa sheqer përmbajnë sorbitol, një substancë që nëse konsumohet në një lloj sasie, ndihmojnë në tretje. Nuk duhet ta ekzagjeroni.

Bishtajoret

Bishtajoret, përveçse përmbajnë proteina bimore, janë gjithashtu të pasura me fibra që stimulojë zorrët.

Kumbullat e thara

Kumbullat e thara janë një laksativ i shkëlqyer natyror, por mbi të gjitha janë shumë të shijshme! Ndaj konsumojini ato shpesh.

Aloe Vera

Aloe Vera bën mirë për shumë funksione fiziologjike, ndër të cilat edhe për sistemin e tretjes dhe veçanërisht për zorrët.

Frutat e thata

Frutat e thata përmbajnë vaj dhe shumë fibra, janë perfekte për të luftuar kapsllëkun.

Jamballi

Jamballi është një rrënjë që ka një efekt të mirë laksativ. Kështu që “rrugë të lirë” karameleve!