7 produkte të famshme që dëmtojnë dhëmbët tuaj
Sipas Mathew Messina një këshilltari të konsumit nga Shoqata Amerikane Dentare, çdo ushqim i fortë ose i ëmbël dëmton dhëbët tuaj seriozisht.
Messina ka realizuar një studim ku ka prezentuar disa ushqime më pak të njohurta të cilat i dëmtojnë dhëmbët po aq sa sheqeri normal.
- Kokoshkat
Kokoshkat janë mjaftë të forta dhe me vështirësi përtypen nga dhëmbët tuaj. Gjatë përtypjës ato mund të dëmtojnë dhëmbët tuaj sidomos ata dhëmbë të cilët janë të mbushur. Studimi thekson se nëse një kokoshkë mbetet mes dhëmbëve tuaj, ajo mund të qëndrojë aty për ditë të tëra dhe ti ushqejë bakteriet që gjenden brenda gojës tuaj. Prandaj, preferohet që ti pastroni dhëmbët saherë që të hani këtë produkt. - Limoni, grejpfruti dhe mandarinat
Edhe pse këto fruta kanë sasi të larta të vitaminës C dhe përfitime të shumta shëndetësore, ato gjithashtu mund të dëmtojnë smaltin e dhëmbëve tuaj me efektet e acidit citric që e kanë brenda tyre. Pini një gotë ujë pas çdo konsumi. - Akulli
Shumë njerëz mendojnë se akulli është një gjë e mirë për dhëmbin, pasi që ai është i bërë nga uji dhe nuk përmbanë sheqer apo adetivë të tjerë. Mirëpo, përtypjet e gjërave të forta mund të bëjnë dhëmbët tuaj të lehtë ndaj emergjencave dentale dhe të dëmtojnë emalimin. Gjithashtu, nëse jeni të pa aftë për të thyer një akull me dhëmbë, kjo donë të thotë se ju keni mungesë të hekurit, prandaj konsultohuni me mjekun tuaj. - Pijet sportive
Ato duken të shëndetshme, por sheqeri është një nga përbërësit kryesor i shumicës së pijeve sportive dhe pijeve energjike. Para se ta merni gëllënjkën e radhës, kontrolloni ambalazhin që të siguroheni se pija që keni zgjedhur ka nivel të ultë të sheqerit ose pini ujë. - Patatinat
Ushqimet si patatinat kanë shumë gjasa të rrinë në dhëmbët tuaj për një kohë të gjatë. Kështu që nëse ju jeni një adhurues i patatinave të skuqura, sigurohuni që çdoherë ti pastroni dhëmbët tuaj pas konsumit të tyre. - Fruta të thata
Frutat e thata janë mjaft të dobishme, por për shkak të përqendrimit të lartë të sheqerit kanë një tendencë që të ngjiten në dhëmbë, duke iu mundësuar edhe baktereve të ngjiten dhe të dëmtojnë dhëmbët. Preferohet që menjëherë pasi të konsumoni fruta të thata, të shpëlani gojën me ujë. - Kafeja
Kafeja është e pasur me antioksidantë, por ajo mund ti njollosin dhëmbët. Këto njolla tërheqin depozitat që janë depozituar në sipërfaqen e dhëmbëve, duke bërë që dhëmbët tuaj të marrin ngjyrë të verdhë. Preferohet të hedhni qumësht në kafe, ose të limitoni sasinë e kafeve ditore në maksimum 3.