Këshilla për shtatzënat

Anemia nuk zgjedh persona, por ajo ka prirje të prekë më shumë femrat të cilat janë në fazën reproduktive.

Çdo muaj femrat humbin një sasi gjaku si rezultat i ciklit të tyre menstrual, gjatë të cilit qelizat vezë të pjekura, si të pashfrytëzuara (pangjizura) nxirren nga organizmi. Te një grup i femrave me simptoma më të shprehura, gjakderdhjet janë të fuqishme dhe, duke qenë se përsëriten çdo muaj, mund të çojnë në humbje të sasive më të mëdha të gjakut, dhe si pasojë edhe në anemi.

Anemia është një problem jo i sasisë së gjakut, por i përqendrimit të qelizave të kuqe në gjak, qeliza të cilat në vete bartin hemoglobinën, substancën e cila furnizon me gjak çdo qelizë të gjallë të organizmit.

Si rezultat, kur ne humbim sasi të mëdha gjaku, bie edhe numri i qelizave të kuqe, dhe për pasojë qelizat e organizmit nuk “ajrosen” mjaftueshëm me oksigjen dhe janë më pak efektive në kryerjen e detyrave të tyre.

Simptomat që ne ndjejmë janë: zbehja, lodhja, pafuqia, frymëmarrje të shkurtuara, marramendje, probleme me të mbajturit mend, dhe të tjera.

Nëse i keni këto simptoma, është mirë që të bëni një analizë të gjakut për të vërtetuar nëse ju jeni anemikë/e dhe nëse keni nevojë për terapi ose suplemente.

Femrat të cilat kanë gjakderdhje të shprehura gjatë ciklit të tyre menstrual, përveç një ushqimi të pasur me hekur (mish i kuç, spinaq dhe brokoli) është e nevojshme të marrin edhe tableta shtesë hekuri dhe vitamina B12, për të mos lejuar kalimin në anemi.

Anemia është një dukur i e shpeshtë edhe te femrat shtatzëna. Gjatë kësaj kohe, për shkak të shitimit në peshë dhe bartjes së fetusit në bark, gruaja ka nevojë për sasi shtesë gjaku për të furnizuar me oksigjen organizmin e vet dhe të bebes së ardhshme. Andaj, kjo nevojë shtesë çon edhe në anemi gjatë shtatzënisë.