Studime dhe Hulumtime

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka tëhrequr vërejtjen se hot dogët, proshuta dhe mishërat e përpunuara janë top 3 ushqimet që më së shumti shkaktojnë kancerin.

 

Publikimi i këtyre rezultateve nga OBSH ka ngjallur reagim nga publiku i gjerë pasi që keto ushqime konsumohen rregullisht në baza ditore nga pjesa dërrmuese e amerikanëve.

Sipas të dhënave të OBSH, konsumimi i vetëm 50 gramëve në ditë i këtyre mishërave shton rrezikun për kancer në zorrë për 18%.

Edhe studime të mëhershme kishin paralajmëruar rrezikun që vije nga konsumimi i këtyre mishërave dhe lidhjen e tyre me kancerin në zorrë.

Për më tepër OBSH thekson se rritja e rrezikut për kancer që vije nga këto ushqime është e barabartë me rrezikun që vie nga konsumimi i duhanit.

Përderisa ata që pinë duhan janë 20 herë më të rrezikuar nga kanceri sesa ata që nuk pinë, njerëzit të cilët hanë mish të tillë janë dy herë më të rrezikuar nga kanceri sesa njerëzit që nuk hanë./shendetisot.com