Këshilla për fëmijët

 

Disa prej nesh thonë se është mirë që lash dhëmbët direkt pas buke, të tjerë thonë se është mirë që lahen në mëngjes dhe në darkë.

Ka debat edhe se si duhet lëvizur furça apo se sa duhet të zgjasë procesi i larjes së dhëmbëve.

Por një nga dentistët më të njohur në Britani, Richard Marques, ka disa këshilla.

“Është mirë që të lani dhëmbët të paktën dy herë në ditë, në mëngjes dhe në darkë”.

“Duhet të prisni të paktën 30 minuta pasi keni ngrënë bukë, për të larë dhëmbët, ndryshe acidi mund të dëmtojë sipërfaqen e dhëmbit”.

“Larja e dhëmbëve përpara se të flini është shumë e rëndësishme, përndryshe ushqimi mund të qëndrojë në sipërfaqen e dhëmbëve dhe mund të kalbet gjatë natës”.