Këshilla për bebet

Çfarë është vaksinimi ?

Me kuadër të zbatimit të mbrojtjes parandaluese mjekësore tek fëmijët, qëllimi i së cilës është parandalimi i përhapjes së sëmundjeve infektive, kryhet vaksinimi i fëmijëve. Disa sëmundje infektive mund të jenë tepër të rrezikshme për fëmijët dhe për rritjen e zhvillimin e tyre. Vaksinimi është futja e qëllimshme e mikrobeve në pjesë të organizmit me qëllim që të shkaktohet reagim i sistemit imunitar dhe të zhvillohen kapacitetet mbrojtëse ndaj sëmundjeve.

Si jepet vaksina?

Varësisht nga lloji i vaksinës (bakteriale apo virusale) bëhet edhe aplikimi i saj tek fëmija. Më e zakonshmja është ajo që jepet në krah (tek fëmijët deri në 12 muaj jepet në vithe) ndërsa OPV jepet në mënyrë orale. Ekzistojnë vaksina që jepen një herë për tërë jetën dhe të tilla që jepen disa herë gjatë vitit të parë të foshnjes, disa të tjera kanë nevojë për rivaksinim deri në vitin 18 të jetës. Është tejet e rëndësishme që fëmija të marrë tërë vaksinat e parapara dhe nëse nuk arrin të marrë ndonjë vaksinë, thjeshtë e vazhdon vaksinimin aty ku ka ngelur pa ia filuar nga fillimi.

Çfarë nënkuptojnë shkurtesat në tabelën e imunizimit?

BCG – Vaksina kundër turbekulozit, jepet në maternitet. Fëmijët që nuk e kanë marrë këtë vaksinë gjatë lirimit nga materniteti duhet që ta marrin jo më vonë se në muajin e 12.

Hep-B – Vaksina kundër hepatitit B akut. Vaksina jepet në tri doza, e para në maternitet, e dyta pas një muaji dhe e treta 6 muaj pas së parës.

DTP/DTaP – Vaksina kundër difterisë, tetanusit dhe kollitjes së madhe. Jepet në tri doza: e para kur foshnja mbush dy muaj, e dyta pas 16 javëve dhe e treta gjashtë javë pas dozës së dytë.

Dallimi mes vaksinimeve nuk duhet të jetë më pak se një muaj. Vaksinimi në kohë është ai kur fëmija e kryen vaksinimin e tri dozave deri në moshën 6 muajshe.

Rivaksinimi i parë bëhet një vit pas dozës së tretë. Rivaksinimi i dytë bëhet vetëm kundër difterisë dhe tetanusit në vitin e 7, rivaksinimi i tretë kundër difterisë dhe tetanusit bëhet në vitin 14.

IPV/OPV – Vaksinimi kundër poliomileitit. Ekzistojnë dy lloje të vaksinës polio: OPV që është orale dhe IPV që merret me ineksion. Fëmija vaksinën e parë polio e merr kur të mbushë dy muaj, kjo vaksinë jepet së bashku me DTP/DTaP kasinën në tri doza, kështuqë foshnja e merr të dytën kur të jetë 3 muaj e gjysmë dhe të tretën kur të jetë 5 muajshe. Rivaksinimi bëhet një vit pas vaksinës së tretë, rivakasinimi i dytë bëhet së bashku me DT vaksinën në vitin e 7 ndërsa rivaksinimi i tretë bëhet kur të jetë 14 vjeç me dT vaksinën.

HiB – parandalon infeksionet e shkaktuara nga akteria hemofilus influnza tip B. Vaksinën e parë e merr në muajin e dytë, të dytën kur të jetë 3,5 muajsh dhe të tretën 5 muajsh.

MMR – Vaksina kundët shytës dhe fruthit. Vaksina merret pas ditëlindjes së parë dhe më së voni deri në moshën 15 muaj. Rivaksinimi ndodh në vitin e 7.

Në cilat situata nuk jepet vaksina?

Pediatri para çdo vaksinimi e kontrollon fëmijën dhe e vendos nëse duhet vaksinuar apo duhet prolonguar vaksinimin për një kohë. Vaksinimi prolongohet nëse ekziston ndonjë sëmundje akute, temperatura e madhe apo reagimi ndaj dozës së mëhershme të vaksinës.

A ka efekte të padëshiruara pas vaksinimit?

Shumica e efekteve të padëshiruara pas vaksinimit janë të lehta dhe lehtë të kalueshme. Me zhvillimin e farmateknologjisë janë fituar vaksina të “pastra” që minimizojnë efektet e padëshiruara pas vaksinimit. Mund të ndodhin reagime lokale mirëpo nuk janë asgjë serioze.