Këshilla për moshën 45 +

Trupi i njeriut është një makinë komplekse që duhet të mirëmbahet. Shpesh kemi shenja të ndryshme në lëkurë që i anashkalojmë , duke mos e ditur se nganjëherë paraqitja e tyre mund të tregojë probleme të shumta shëndetësore.

Në vazhdim ju paraqesim disa shenja që nuk duhet t’i injoroni.

  • Flokët e thinjura para viteve 40
    Thinjat janë një fenomen natyror dhe kjo është shpesh një çështje e gjenetikës. Por, në qoftë se flokët tuaj thihen 50 % deri sa jeni 30 vjeç, kjo ka të bëjë ndoshta me diabet. Kontrolloni nëse keni raste të njejta me familjen tuaj.
  • Sy të bardhë
    Përveç gjumit të pamjaftueshëm dhe ftohjes, ngjyra e bardhë e syve mund të tregojë probleme të rënda për shëndetin tuaj. Mund të tregojë verdhëzën, mëlçinë apo problem me fëshikëzën urinare. Gjithashtu mund të jetë shenjë e tensionit të lartë apo sëmundjeve virale ,si konjuktiviti.
  • Buzët e plasaritura
    Zakonisht shkaktohen nga ndryshimet e temperaturës dhe erës.Por, në qoftë se buzët ju plasariten shpesh,  atëherë ju ndoshta mund të keni mungesë të vitaminës B dhe zinkut.
  • Qafa e fryrë
    Nëse qafa juaj fryhet,  atëherë ju duhet të vizitoni mjekun sa më shpejtë që të jetë e mundur. Kjo shenjë mund të tregojë se keni problem me tiroidën që zakonisht ndodhë  te gratë e moshës 20 dhe 50 vjeçe.
  • Humbja e flokëve
    Flokët bëhen më pak të shpeshta me kalimin e viteve, por humbja e papritur e flokëve mund të tregojë probleme serioze me tiroidet ose funksionimin e dobët të tiroideve.
  • Këmbët e ftofta
    Këmbët e ftofta zakonisht lidhen me çdo sëmundje kardiovaskulare.
  • Fytyra e kuqe
    Ndryshimet e papritura të fytyrës zakonisht lajmërohen te femrat pas moshës 40 deri 55 vjeçe. Ato shkaktohen nga ndryshimet hormonale, ndryshimet e temperaturës dhe ushqimit të nxehtë.