Shkenca: Testi i ri zbulon kancerin brenda pak minutave nga shtëpia
Zhvillimet e reja shkencore nga mjekësia kanë arritur që të krijojnë një test të thjeshtë i cili brenda pak minutave tregon nëse vuani nga kanceri.
Nga një studim i ri i realizuar nga Universiteti i Kalifornisë dhe i udhëhequr nga Profesori David Wong, është zbuluar një test i ri i cili mund të zbulojë
kancerin vetëm nga lëngjet që gjenden në hundë.
Autori i studimit theksoi se ky zbulim do të shpetojë shumë jetë njerëzish. Ai shtoi se ky test mund të kryhet brenda 10 minutave, është 100% i saktë dhe ështe mjaftë i lehtë për tu përdorur.
Testi që ende nuk ka dalur në treg, do të mund të përdoret nga vetë pacientët dhe do të mund të blihet në farmaci.