Mos e prekni këtë bimë!
Bima e quajtur “giant hogweed” në shikim të parë ka një pamje simpatike me lule të bardha dhe erë tërheqëse. Por në fakt, një kontakt i vetëm fizik me të mund të shkaktojë irritime dhe djegje të shkallës së tretë të lëkurës.
Një gjë të tillë më së miri e ka mësuar Lauren Fuller – një vajzë 10 vjeqare e cila përderisa po shikonte babanë e saj teksa peshkonte, kishte ardhur në kontakt me një lule të tillë. Të nesërmen viktima kishte përjetuar dhimbje të jashtëzakonshme nga djegiet dhe për më tëpër spitali në të cilin ajo po kurohej nuk kishte mundur të gjejë diagnozën e saktë për ditë të tëra, duke i mbështetur supozimet e tyre tek djegiet nga dielli.
Shkencëtarët theksojnë se kjo bimë toksike mund të shkaktojë djegje të shkallës së tretë të lëkurës me vetëm një të prekur. Pasojat zakonisht paraqiten pas dy dite dhe mund të zgjasin deri në 6 vjet. Ata tërheqin vërejtjen se prekja e syve me duar që më parë kan pasur kontakt me këtë lule mund të shkaktojë verbërim të tërsishëm.
Dermatologë të ndryshëm sygjerojnë që posa të vëreni këso lloj djegjesh menjëherë duhet të paraqiteni të mjeku për të marrë tretmanin e duhur mjekësorë dhe për të parandaluar dëmet e mëtejshme.