QKMF e Gjilanit emërtohet me emrin e dr. Nagip Rexhepit
Ministri i Shëndetësisë Imet Rrahmani mori pjesë dje në zbulimin e pllakës së emërtimit të Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare të Gjilanit me emrin e profesionistit të dalluar shëndetësorë dhe humanistit, dr. Nagip Rexhepi.
Në këtë rast, Ministri Rrahmani tha se veprat e njerëzve të mirë meritojnë respektin e të gjithëve, dhe se “dr. Rexhepi ishte shembull i i përkushtimit profesional në shëndetësi, përkujdesjes ndaj pacientit, ndaj njerëzve në nevojë dhe këto tipare, atë e bëjnë shembull për gjeneratat e reja në mjekësi”
Në ceremoninë e zbulimit të pllakës së emërtimit të QKMF-së ka marra pjesë edhe Kryetari i Gjilanit, z. Lutfi Haziri, familjarët e dr. Rexhepit, profesionistë shëndetësorë si dhe qytetarë të shumtë të Gjilanit.
Emërtimi i kësaj qendre me emrin e dr. Nagip Rexhepit, ishte iniciativë e kryetarit të Komunës, Lutfi Haziri, të propozuar nga doktorët e Gjilanit dhe në mbështetje të Kuvendit të Komunës, ndërsa u bë sot, në prag të tetë vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës.