Aktualitete

Drejtori i kompanisë “PATRIA” z. Baton ARIFI i dhuroi (donacion) UD Drejtorit Ekzekutiv të QKUK-së Dr Lulzim EMINI, projektin ideor “Kirurgjia Pediatrike” në vlerë prej 45 000 Euro

 

Një gjë  e tillë është arritur pas bisedimeve të  vazhdueshme të kompanisë në fjalë dhe UD Drejtorit Ekzekutiv të këtij Institucioni.

Projekti në fjalë parashihet të ndërtohet në oborrin e QKUK. Në emër të Kompanisë “ Patria”, projektin e dorëzoi Baton Arifi-arkitekt, i cili tha se ky projekt është punuar në bashkpunim të plotë me menaxhmentin dhe mjekët e QKUK-së, përfaqësuesit e shoqatës humanitare “Nënë Tereza” nga Gjermania, dhe në tërsi i plotëson të gjitha kërkesat e QKUK-së, për një afat kohor më të gjatë.

UD Drejtori Ekzekutiv i QKUK:Dr .Lulzim Emini falënderoi Donatorin dhe në shenjë mirënjohjeje i dha një Falënderim në emër të QKUK-së.