Studime dhe Hulumtime

Bananja është një frut që përmbanë vitamina dhe minerale të ndryshme që merren lehtë dhe kanë shije të shijshme.  Por përveq këtyre efekteve, bananja përmbanë edhe disa të mira të tjera të pazbuluara më parë. Këto të mira vinë nga lëvorja e saj.

Disa efekte të lëvores së bananes:

  • Trajton Depresionin
    Lëvoret e gjelbra dhe të verdha të bananes kanë efekte anti depresive. Kjo për arsye se ato përmbanë triptofan një substancë kyqe  për  kirjimin e seotonit, nje hormoni qetësues. Për ta përdorur vendosni lëvoret e bananes në një tigan dhe zieni ato për 5-10 minuta.
  • Ndalon kruarjet
    Nëse jeni pickuar nga një mushkonjë gjatë verës, thjesht vendoseni lëvoren e brendshme të bananes në zonën e pickimit. Në këtë mënyrë do të zovgëloni skuqjen dhe do të shmangni kruarjet.
  • Ilaç kundër psorijazes
    Me lëvoren e brendshme të bananes lyeni zonën e lëkurës së prekur nga psorijaza. Kjo metodë do të ju ndihmojë të hidratoni lëkurën dhe të mënjanoni skuqjet e panevojshme. Pas disa përdorimeve do të vëreni rezultatet e dukshme
  • Zbardhë dhëmbët
    Lëvoret e bananes mund të përdoren edhe për zbardhimin e dhëmëve. Vetëm merrni lëvoren e brendshme të saj dhe fërkoni dhëmbët tuaj për rreth 2 minuta. Pësëriteni çdo ditë për rezultate më të mira.
  • Përmirëson shëndetin e luleve
    Përdoreni pjesën e brendshme të lëvores për pastrimin e pluhurave nga gjethet e luleve. Kjo metodë përveq që do ti ushqejë ato, ajo gjithashtu do tu japë shkëlqim dhe forma më të mira.
  • Largon njollat nga lëkura
    Lëvorja e bananes mund të largojë njollat e ndryshme të stilolapsit nga lëkura juaj. Brendësia e lëvores dobëson lidhjen midis ngjyrës dhe lëkures dhe e largonë atë në mënyrë të lehtë dhe pa irritime.
  • Kurth për miza
    Krijo një kurth për miza gjatë verës duke i hapur disa vrima në një kavanoz dhe duke e vendosur lëvoren e bananes brenda tij.  Pasi të keni vendosur kavanozin e mbyllur në një vend ku mblidhen mizat, ju do të shihni që era e këndshme e bananes do ti tërheqë këto insekte brenda sajë.  Ato nuk do të dinë të dalin më nga vrimat e vogla.
  • Përveq të tjerave lëvoret e bananes mund përdoren edhe për qëllime kozmetike si për largimin e akneve dhe rrudhave nga fytyra.