Vaji për rritjen e flokëve të shëndetshme, të gjata dhe të trasha
Shpejtësia mesatare e rritjes së flokëve tek gratë është 12 cm në vit.
Faktorët e tillë si stresi, ushqimi i dobët, infeksionet e lëkurës dhe sëmundjet e ndryshme mund të ngadalësojnë rritjen e flokëve dhe madje mund të çojnë edhe në humbjen e tërsishme të tyre.
Mënyra më e mirë për të nxitur flokët tuaj që të rriten dhe të qëndrojnë të shëndetshmë është duke e ushqyer lëkurën e kokës tuaj rregullisht me maska dhe dieta të ndryshme.
Receta për flokë të shëndetshëm, të gjata dhe të trasha:
Përbërësit:
100 ml. vaj kokosi
100 ml. vaj ulliri
100 ml. vaj bajame
100 ml. vaj kastor
100 ml. vaj mustrade
100 ml. vaj susam
Një grusht gjethe kerri
1 qepë
Udhëzime:
– Merrni të gjitha vajërat dhe vendosni në një tigan
– Vendosni ato në temperaturë të ultë të ngrohjes dhe mbajeni ashtu derisa të jetë shkrirë vaji i kokosit
– Shtoni gjethet e kerrit dhe përzieni ato derisa gjethet të bëhen të zeza
– Shtoni qepën dhe përzieni derisa të bëhen ngjyrë kafe
– Lëreni të ftohet masa dhe më pas largoni gjethet e kerrit dhe qepën nga vaji.
– Ruajeni vajin në një kavanoz hermetikë dhe mbajeni në temperaturë të ftohtë dhe të errët për dy muaj.
Përdorimi:
– Ngrohni pak vajin
– Aplikojeni në mënyrë të barabartë në të gjithë sipërfaqen e kokës dhe flokëve tuaj
– Aplikojeni dy herë në javë për të pasur rezultate të shpejta dhe pozitive.