QMF në Zhegër shton efikasitetin, nis me ndërrimin e dytë të punës
Gjithashtu, në këtë Qendër, tani e tutje punon edhe stomatologu me asistenten, e cilët ofrojnë shërbime shëndetësore për popullatën e këtij lokaliteti.
Përfaqësuesit e mjekësisë gjilanase thane se së shpejti do të fillojnë edhe me shërbimin e laboratorit në kuadër të kësaj Qendre.
Hajrullahu e Berisha kanë falënderuar kryetarin Hazirin, i cili në bashkëpunim me ministrin e Shëndetësisë, Imet Rrahmanin dhe “Caritas Kosova” financuan këtë projekt për ofrimin e shërbimeve shëndetësore për popullatën e Komunës së Gjilanit./rp.